Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, humb jetën një person, shkaku dyshohet të jetë rrjedhja e gazit 24/02 20:31
Më shumë se 900 akuza për përdhunim dhe veprime seksuale me dhunë rëndojnë mbi një 37-vjeçar rus.
Mediat ruse shkruajnë se Viktor Lishavsky abuzonte me 5 nxënëse nën 13 vjeç për të cilat ishte kujdestar ligjor, ndërsa i trajtonte si “skllave seksuale”.
“Monstra” rus është vënë në pranga gjatë qershorit të vitit të kaluar, por vetëm së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga krimet e tij.
Gjatë ditës, 37-vjeçari punonte në një dyqan këpucësh, ndërsa natën ai abuzonte sistematikisht me vajzat adoleshente për një periudhë gati 5-vjeçare, thuhet në raport.
Top Channel