‘Fake News’, Macron do të rishohë ligjin e medias

04/01/2018 10:44
French President Emmanuel Macron delivers his New Year wishes to the members of the press corps at the Elysee Palace in Paris, France, January 3, 2018. REUTERS/Ludovic Marin/Pool

Presidenti Emmanuel Macron do të rishohë ligjet franceze të medias, në mënyrë që të luftojë të ashtuquajturat Fake News në mediat sociale. Macron e bëri njoftimin gjatë një fjalimi që ai mbajti për shtypin, me rastin e vitit të ri.

Ai tha se ndjente nevojën të vepronte pas një sërë përpjekjesh të qëllimshme për të ngatërruar rreshtat mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. “Nëse duam të mbrojmë demokracitë tona liberale, ne duhet të kemi një legjislacion më të fortë. Ndaj unë kam vendosur që të ndryshojmë masat ligjore në mënyrë që të mbrojmë jetën demokratike nga lajmet e rreme”.

Macron pretendon se ai dhe ekipi i tij kanë qenë viktima të lajmeve të rreme dhe një hakerimi të madh të dhënash gjatë fushatës elektorale të vitit të shkuar. Që kur u bë president ai ka akuzuar një stacion rus për dezinformacion mbi të, në faqen e tij të internetit.

Macron thotë se mijëra llogari propagandistike në të gjitha gjuhët kërkojnë të dëmtojnë reputacionin dhe thotë se legjislacioni i ri do të vendosë rregulla më të ashpra mbi median sociale, në lidhje me zbulimin e burimeve të lajmeve veçanërisht në periudha zgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA