Pentobarbitali, çfarë është dhe si vepron ilaçi i përdorur në injeksionet vdekjeprurëse? Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të përmbushin premtimet për zgjerimin e unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Wadephul paralajmëroi se BE-ja rrezikon seriozisht të humbasë besueshmërinë dhe ndikimin në rajon nëse procesi i zgjerimit nuk përshpejtohet: “Procesi i zgjerimit të BE-së është në një pikë kthese. Dhe ne nuk e kemi përmbushur atë që premtuam. Do t’u bëja thirrje të gjithëve t’u tregojnë atyre se premtimi i Selanikut ishte i vërtetë, se jemi të besueshëm dhe se Europa mund të jetë një partner tek i cili mund të mbështetesh”.
Komentet e tij i referoheshin Samitit të Selanikut, në vitin 2003, ku BE-ja u premtoi vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit në bllok.
Ai përmendi rolin e Gjermanisë në këtë proces, duke theksuar se ish-kancelarja Angela Merkel e nisi Procesin e Berlinit në vitin 2014, me synimin për të nxitur bashkëpunimin dhe për të përshpejtuar integrimin e rajonit. Megjithatë, sipas Wadephul, pavarësisht viteve të kaluara, premtimet për zgjerimin nuk janë përmbushur në masën e pritshme.
Kryediplomati gjerman edhe një herë theksoi rëndësinë gjeopolitike të rajonit, duke iu referuar konkurrencës për ndikim mes Bashkimit Europian dhe fuqive të tjera, përfshirë Rusinë dhe Kinën.
Top Channel