Guardiola: Aguero do e vendosë vetë të ardhmen e tij
24/12/2017 11:40
Ditët e fundit është folur shumë se “Kun” Aguero nuk ndihet mirë te Manchester City.
Sulmuesi argjentinas nuk e ndjen më veten si ylli i skuadrës dhe tashmë e sheh vendin në formacion të rrezikuar nga shpërthimi i Gabriel Jesus.
Kundër Manchester United ishte rezervë dhe kjo ka qenë e tepërt për të mesa duket.
Kur u pyet për këtë çështje, trajneri i City-t, Pep Guardiola nuk e fshehu që gjërat nuk po shkojnë mirë: “Unë kam qenë vetë futbollist dhe e kuptoj trishtimin e atyre që zëvendësohen ose që nuk luajnë. Unë e respektoj Agueron për atë që ka dhënë dhe do e respektoj edhe në të ardhmen, pavarësisht se çfarë do të bëjë ai. Është legjendë. Do të vendosë ai vetë për të ardhmen e tij”.
Top Channel