Botërori 2026/ A do të ketë sërish Francë-Argjentinë në finale? Logjika thotë po, por Anglia e Spanja…
Senegali shkarkon trajnerin Pape Thiaw që e mbante këtë detyrë që nga fundi i vitit 2024 me teknikun e skuadrës afrikane që pagoi eliminimin në 1/16 të finaleve të Botëorit 2026. Federata Senegaleze e Futbollit doli me një komunikatë për shtyp duke bërë të ditur mbylljen e bashkëpunimit me Thiaw.
‘Në përfundim të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv u vendos të nisin procedurat e shkarkimit të trajnerit të kombëtares, Pape Thiaw si dhe të gjithë stafit teknik të tij-shkruhet në komunikatën e Federatës Senegaleze të Futbollit.
Ditën e hënë presidenti i këtij institucioni do të dalë në konferencë për shtyp për të shpjeguar motivet e marrjes së këtij vendimi dhe për të folur për të ardhmen e kombëtares senegaleze.
Thiaw, 45 vjeç, vuan në këtë mënyrë pasojat e një botërori zhgënjyes ku Senegali pësoi 2 humbje në fazën e grupeve; ndaj Francës 3-1 dhe Norvegjisë 3-2, për të fituar 5-0 ndaj Irakut. Më pas senegalezët u eliminuan nga Belgjika ndaj së cilës humbën me përmbysje pas kohës shtesë 3-2 në 1/16 e finaleve duke shpërdoruar avantazhin 2-0 në minutën e 86.
Në edicionin e kaluar, Katar 2022, Senegali i ndal në 1/8 e finaleve dhe kjo në SHBA, Meksikë dhe Kanada ishte pjesëmarrja e katër e kësaj skuadre në një kampionat botëror. Nën drejtimin e Thiaw, Senegali fitoi Kupën e Afrikës në janar përpara se federata ndërkombëtare të përmbyste rezultatin e finales me Marokun mes polemikave të shumta dhe t’i jepte triumin në tavolinë këtij të fundit.
Top Channel