Qyteti i Pogradecit është kthyer në epiqendrën e festimeve mbrëmjen e së premtes, ku qindra pjesëmarrës janë mbledhur në sheshin para bashkisë për të ndjekur hapjen e buteve të verës.

Festa tradicionale, e cila prej vitesh organizohet nga bashkia i ka dhënë ngjyra mbrëmjes së ftohtë, ku mysafirët kanë sfiduar temperaturat për të degustuar një gotë verë të zbrazur nga butet e sapohapura.

Teksa i ka uruar mirëseardhjen të ftuarve kryebashkiaku i Pogradecit e ka vlerësuar këtë festë për simbolikën që ajo përcjell.

Kjo festë ka mbajtur në sheshin kryesor të qytetit qindra persona, të cilët kanë zbrazur njëri pas tjetrit butet e verës të nxjerrë nga qilaret dhe bodrumet e pogradecarëve, të cilët e lidhin ngushtë simbolikën e saj me traditën e vjetër të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA