“Shqipëria është në prag të çeljes së negociatave, dhe një shfaqje si kjo e sotmja është pikë mbrapa”, ka thënë kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp nga selia e kryeministrisë, pak pas betimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

“Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, Prokurores së Përgjithshme me mandat të përkohshëm me vetëm votat tona, ishte një zgjedhje plotësisht legjitime, kushtetuese, por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej nesh, apo prej meje personalisht. Dëshironim një zgjedhje me mirëkuptim përmes dialogut me opozitën, sepse për ne nuk kishte rëndësi thjeshtë dhe vetëm të respektohej Kushtetuta e ligji e të përmbushej ky detyrim i procesit të reformës në drejtësi, por ishte me rëndësi që këtë detyrim ta përmbushnim bashkërisht. Mirpo, opozita zgjodhi rrugën e dëshpëruar të baltës dhe të tymit, duke arritur të akuzojë edhe vetë ambasadorin e SHBA për konflikt interesi në këtë çështje, si me demek i akuzuar për korrupsion nga tanimë ish-Prokurori i Përgjithshëm”, tha Rama.

“Jemi në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, presim çeljen e negociatave për anëtarësim dhe ashtu sikundër çdo shfaqje uniteti në funksion të Kushtetutes, ligjit dhe reformës në drejtësi është një pikë e fituar, ashtu dhe çdo shfaqje si kjo e sotmja është një pikë e humbur”, vijoi Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA