U eleminua, Atletico humbet 30 mln Euro

06/12/2017 12:26

Atletico Madrid nuk e bëri mrekullinë dhe tani e sheh veten të zbresë në Europa League, ku do të vazhdojë aventurën e tij europiane.

Skuadra e Simeones u rendit në vendin e tretë në Grupin e saj fazë të cilën e mbylli me barazimin 1-1 në ndeshjen e Stamford Bridge ndaj Chelseat. Eliminimin e Atleticos nga Liga e Kampioneve e ndjejnë edhe llogaritë financiare me skuadrën spanjolle që sheh një humbje prej 30 milionë Eurosh

Sezonin e kaluar të Ligës së Kampioneve fitoi plot 60 milionë euro, ndërkohë që në atë aktuale ‘Los Colchoneros’ kanë siguruar vetëm 16.2 milionë euro. shpërndarja e të ardhurave të UEFA ishte e tillë; për pjesëmarrjen në fazën e grupeve skuadrat përfitojnë 12.7 milionë Euro, shifër së cilës i shtohen 1 milionë e gjysmë Euro për fitoren e 500 mijë Euro për barazime.

Atletico regjistroi 4 barazime 1 fitore dhe 1 humbje kështu që shifra totale e fitimit nga faza e grupeve për bardhekuqtë është 16.2 milionë Euro. Kësaj shifre i shtohen edhe ato të marketingut dhe biletave e megjtihatë për Atletico humbja prej 30 milionë Eurosh është e paevitueshme.

Gjithsesi, Atletico ka treguar që di të mbijetojë në raste të tilla. Në janar skuadra madrilene do të largojë 2 ose më shumë futbollistë për të shtuar të ardhurat në arkat e tij. Por jo vetëm kaq, Atletico do të jetë pjesë e Europa League, kompeticion nga i cili skuadra madrilene ka mundur të sigurojë më shumë se 10 milionë.

Atletico konsiderohet tashmë një prej pretendentëve për të fituar këtë aktivitet që mund të ndihmojë klubin të përmirësojë bilancin negativ që i la Liga e Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA