Konferenca e AfD, antifashistët përleshen me policinë

02/12/2017 21:37

Dhjetëra njerëz mbetën të plagosur si pasojë e përleshjeve mes policisë dhe demonstruesve antifashistë në qytetin gjerman të Hanoverit.

Protestuesit po përpiqeshin që të bllokonin konferencën e parë që prej hyrjes në parlament të partisë së ektremit të dhjathtë Alternativa për Gjermaninë. Pavarësisht temperaturave pranë zeros, policia përdori topat e ujit, por edhe shkopat e gomës e sprain djegës, për të hapur rrugën për 600 delegatët e konferencës.

Mediat gjermane raportojnë se disa protestues përfunduan në pranga. Mbi 6 000 njerëz morën pjesë në demonstratën që gjithashtu u bë në mbrojtje të emigracionit, dicka që kundërshtohet nga partia AfD. Kjo e fundit fitoi 12,6% të votave në zgjedhjet e shtatorit në Gjermani duke u bërë forca e tretë në parlament që herën e parë që hyn aty.

AfD, me 94 deputetët e saj, synon të bëhet partia më e madhe opozitare, nëse Kristan-Demokratët e Angela Merkel do të krijojnë koalicion me social-demokratët e Martin Shulc. AfD që prej krijimit të saj premtoi politika anti-europiane, anti-emigracion dhe anti-islamike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA