Veshja e fundvitit, argjendi në modë

01/12/2017 14:38

Tashmë kemi hyrë në atmosferën e festave të fundvitit dhe duhet të mendojmë për veshjen e mbrëmjes që do kalojmë. Një nga ngjyrat në modë për dimrin 2017-18 është argjendi, një ngjyrë klasike që nuk ka munguar në pasarela.

Nëse keni frikë frikë efektin çokollatë, besojeni sërish. Guxoni të vishni çfarë keni parë në sfilata. Argjendi është një tonalitet i shdnritshëm dhe për një pamje të rafinuar. Është një nuancë që thekson bukurinë e dritës në miksim me të bardhën.

Stilisti që ka vendosur në plan të parë argjendin në koleksionin e vetë vjeshtë dimër 2017-18 është Chanel. Por shumë ngjyrë argjend ka pasur dhe në sfilatën pariziene të Paco Rabanne dhe të Genny, që ka zgjedhur nuancat më brune, por gjithmonë të shndritshme, për një efekt metal të sofistikuar.

Kush do të fokusohet në një efekt më seksi mund të frymëzohet nga krijimet e Julien Macdonald që ka propozuar veshje ipersensuale dhe me efekte intriguese duket-nuk duket.

FOTO GALERI
13/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA