Prej mëngjesit të së enjtes, Shqipëria është përfshirë nga një situatë me reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar përmbytje dhe gjendje të rënduar në shumë prej qyteteve të vendit.

Moti i keq ka vështirësuar qarkullimin në disa akse kryesore, ndërsa shumë banesa janë përmbytur, apo rrezikojnë të përmbyten në orët në vijim.

Situata duket alarmante, pasi parashikimet janë për një mot me reshje të dendura edhe në orët në vijim.

Parashikohet që reshjet e shiut të bien me intensitet të lartë edhe në fundjavë, ndërsa dielli parashikohet të dalë vetëm ditën e martë.

E gjitha java në vazhdim më pas do të jetë me diell, ndërsa temperaturat do të pësojnë një ulje, duke shkuar sërish nën zero gradë në zonat malore.

FOTO GALERI
5/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA