Reshjet e dendura të shiut të shoqëruar me stuhi të forta gjata natës së kaluar dhe përgjatë ditës së sotme, kanë shkaktuar probleme edhe në rrethin e Bulqizës.

Kështu probleme ka patur në segmentin e Rrugës së Arbrit, Bulqizë- Qafa e Buallit, ku përveç prezencës së ujit, ka patur dhe rrëshkitje të gurëve në rrugë. Po kështu probleme ka patur edhe në rrugën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës, e cila është përmbytur nga uji. Vështirësi në qarkullimin e automjeteve janë vërejtur edhe në rrugën e lagjes Allmete, ku prujet e mëdha të ujit, kanë bërë që uji i përroit të dalë nga shtrati duke përmbytur rrugën.

Një tjetër problem kryesor mbetet edhe njësia atministrative Gjoricë, ku prurjet në lumin Drin vijojnë të shtohen, gjë e cila rrezikon edhe prishjen e argjinaturës, duke rrezikuar kështu shtëpitë që janë buzë Drinit.

Ndërkohë, era e fortë e shoqëruar me reshje të dendura ka sjellë probleme edhe në furnizimin me energji elektrike, ku si pasojë e defekteve në linjat e transmetimit kanë mbetur pa energji mjaft fshatra në njësinë administrative Shupenzë si, Bllacë, Zogjë, Mazhicë si dhe në Martanesh.
Ndërkohë, grupet e punës të OSHEE vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve.

Gjithashtu policia e qarkullimit të Bulqizës ka vijuar kontrollet në segmentet rrugore ku paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA