Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, pranë kryeministrisë ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka raportuar situatën më të fundit të përmbytjeve.

Sipas këtij Komiteti, gjendja vijon të jetë shumë e rënduar, për shkak të reshjeve të shumta të shiut, që vijojnë të derdhen mbi vendin tonë.

Emergjencat Civile raportojnë se zonat më të prekura janë ato të Fushë Krujës, Kurbinit, Vorës, Marikajt dhe Mamurrasit.

Aktualisht vijon puna për të evakuuar personat e rrezikuar nga përmbytjet, por edhe për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë prekur tashmë.

EC i bëri thirrje të gjithë autoriteteve shtetërore, të qëndrojnë në gatishmëri, për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, ndërsa pati edhe një apel për bizneset, që të vijnë në ndihmë, duke ofruar mundësi strehimi për familjet e evakuuara.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA