Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka zbritur në terren në zonën ku ujërat kanë bllokuar autostradën Tiranë-Durrës.

Gjiknuri do të ndalet edhe tek nënstacioni elektrik i Kasharit, i përmbytur nga ujërat që vërshuan gjatë orëve të mbrëmjes, duke shkaktuar edhe probleme në furnizimin me energji elektrike të disa zonave në kryeqytet.

Më pas, Gjiknuri pritet të udhëtojë drejt Spitalit Ushtarak, ku ndodhen të shtruar tre elektriçistët e plagosur gjatë riparimit të një avarie në një nënstacion në Shkodër.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA