Riatdhesohen 218 shtetas, kërkuan azil në BE

29/11/2017 20:06

218 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian janë deportuar në Shqipëri vetëm brenda ditës së mërkurë.

Nga këta, 88 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania me avion të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil, ndërsa nga Franca janë kthyer me vullnetin e tyre, 130 shtetas shqiptarë.

Autoritetet shqiptare përsërisin thirrjen për të gjithë qytetarët që të mos shpërdrojnë kohë dhe para më kot, pasi nuk ka asnjë mundësi për të fituar azil në vendet e Bashkimit Europian.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA