Princi Harry dhe aktorja Maghan Markel u kthyen në çiftin më të përfolur të momentit pas shpalljes së fejesës, ditën e hënë.
Menjëherë pas zyrtarizimit të lidhjes, ata u shfaqën për herë të parë si të fejuar përpara kamerave. I pesti në radhë për fronin nuk ishte shfaqur kurrë më parë kaq i emocionuar ndërsa i shtrëngonte dorën partneres së tij.
Kjo e fundit nuk hezitoi të ekspozonte unazën e fejesës, e cila ishte dizenjuar nga Princi Harry dhe përfshinte dy diamant që i përkisnin nënës së tij, princeshës Diana.
Rrethi përbëhet nga ar i verdhë dhe në qendër ka një diamant nga Botswana, vendi ku çifti shkoi për kamping në fillim të lidhjes së tyre.
Gjatë një interviste për BBC-në, ata flasin për herë të parë për dashurinë e tyre si në përralla.
“Ishte një shoqe që na takoi. Unë nuk e njihja dhe e vetmja gjë për të cilën e pyeta ishte; A është njeri i mirë?”, tregon Megan Markle.
‘Nuk e kisha takuar Meganin më parë dhe kur e pashe në atë dhomë, u mrekullova”, shton Princi Harry.
Duke iu referuar çështjes së shumëdiskutuar mbi racën e saj, Megan tha se nuk ndihej as e bardhë e as me ngjyrë.
36-vjeçarja amerikane e lindur nga një baba i bardhë dhe nënë me ngjyrë e përkufizon veten si Biradore. Komentet e bëra në fillim të lidhjes së saj me princin britanik nga ana e mediave, i quan dëshpëruese. Propozimi për martesë i ngjan atyre në filma.
Herry thotë se ishte gjunjëzuar ndërsa e dashura e tij po gatuante pulë në vilën e Nottingham në pallatin Kensington. Çifti konfirmoi se do të martohet në Kishë.
Top Channel