‘Made in Albania’, në Bruksel

26/11/2017 19:57

Shqipëria zhvendoset në zemër të Evropës, për të qenë jo vetëm pjesëmarrëse, por e ftuar nderi në eventin më të rëndësishëm të turizmit në Bruksel, “Kënaqësitë e dimrit”.

8 shtëpizat që përfaqësojnë produktet tona, që nga artizanati, vera, vaji i ullirit, apo çdo gjë ‘Made in Albania’, kanë ngjallur interes të madh për turistët dhe vendasit.

Nga ana tjetër, homologu belg i kryebashkiakut Veliaj, Philippe Close, edhe njëherë shpreh lidhjen e tij të fortë me komunitetin shqiptar të Brukselit.

“U bë një vit tashmë, qëkur jam takuar për herë të parë me Z.Veliaj. Shqipëria për ne është një shtet evropian. Ne duam të tregojmë që Shqipëria është e integruar në Evropë, prandqj e kemi zgjedhur si të ftuar nderi për këtë vit në ‘Kënaqësitë e dimrit’, tha kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close.

Një bashkëpunim ndërmjet Tiranës dhe Brukselit duket se është në periudhën e vet më të mirë. Tirana gjithmonë është munduar të marrë shembullin e më të mirëve për ta adoptuar. Festat dhe panairet janë ndër të tjera ato me të cilat Brukseli krenohet. Një bashkëpunim me qendrën e Evropës, me produkte ‘Made in Albania’, pritet që së shpejti të japë frytet e veta.

Top Channel