Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar Grupi “Miqtë e teatrit” në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës ka sjellë në skenë shfaqjen “Poeti” mbështetur mbi krijimtarinë letrare të poetit të mirënjohur Petrit Ruka.
Skena artistike ishte vendosur në mjediset e universitetit ndërsa artdashësit ndoqën me interes këtë shfaqje. Studentët interpretuan plot talent pjesë nga motivet letrare të Petrit Rukës duke sjellë një aktivitet artistik ndryshe në qytetin e gurtë.
“Çdo gjë në shfaqje ishte vetëm fjala e Petrit Rukës, domethënë edhe dialogët, dhe poezitë, dhe bashkëbisedimi letrar ishte i zgjedhur nga Petriti, nga poezi të ndryshme të vendosura në këtë kontekst për të dhënë një material që ne sillnim, një poet që nuk u vlerësua ndoshta sa ishte në jetë por është e padiskutueshme që duhet të jetë patjetër në të gjitha antologjitë e letërsisë shqipe”, u shpreh regjisori dhe aktori, Kudret Alikaj.
“Kjo ka qenë një shfaqje disi ndryshe e ardhur me një format të gërshetuar ku nuk ishte thjesht interpretimi i poezive por ishte dhe pak aktrim dhe poezitë e Petrit Rukës janë sjellë me fjalët e tij sepse gjithë skenari ishte ndërtuar mbi të gjitha fjalët që vetë Petrit Ruka ka lënë dhe për të sjellë një dimension më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës, të gjithë tematikën e poezisë që ai ka trajtuar dhe sigurisht për të rritur akoma më shumë ndjeshmërinë ndaj poezisë”, u shpreh aktorja Brikena Metaj.
Poeti Petrit Ruka u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën 67-vjeçare duke lënë pas një krijimtari të pasur letrare. Gjithashtu ai ka realizuar skenarë filmash, dokumentarë dhe monografi.
Top Channel