Legjendat e basketbollit, dekorohen veteranët e Partizanit

18/11/2017 19:28

Edhe pse në një situatë jo të mirë sot, Partizani i koshit dikur ka qenë dominues në kampionat dhe me elementët e tij edhe në kombëtaren shqiptare të basketbollit.

Për të kujtuar pikërisht emrat e mëdhej të skuadrës së kuqe si Qemal Shalci, Gazmend Caci, Muhamet Përmeti e shumë të tjerë kishte menduar këtë herë Ministria e Mbrojtjes.

Këta emra, së bashku me Vaso Shakën, Nine Shkurtin, Ilir Trebickën dhe të tjerë, kishin mbushur shkallët e fushës sportive “Feti Borova” për të kujtuar dhe vlerësuar një pjesë të ish-legjendave të basketbollit shqitpar të klubit Partizani.

Veteranët e Partizanit në këtë ndeshje simbolike u drejtuan nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila kishte marrë përsipër këtë nismë.

“Është një nder për ne që të kujtojmë dhe nderojmë figura të mëdha të sportit të basketbollit të Partizanit, si Muhamet Përmeti, Pilinku, Astrit Greva…etj etj”, deklaroi ministrja.

Ndërkohë Vaso Shaka, simbol i basketbollit të Tiranës drejtonte një grup me disa yje të kombëtares së basketbollit ndër vite.

Një ndërthurje brezash që nuk fsheh mëritë e së shkuarës mes njëri-tjetrit të këtyre emrave të mëdhej, por që gjithsesi, emocionet nuk munguan në lojën e luajtur përpara një publiku që do ta kish zili edhe kombëtarja e këtyre viteve të Basketbollit shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA