Kryeministri i Libanit: Jam i lirë dhe do të kthehem

12/11/2017 21:39

Kryeministri i Libanit Saad Hariri tha se dha dorëheqjen nga posti për të mbrojtur veten dhe se do të kthehet në shtëpi pas disa ditësh.

Në një intervistë për Future TV nga Riadi, ai tha se ishte plotësisht i lirë, duke hedhur poshtë zërat se mbahej në Arabinë Saudite kundër vullnetit të tij dhe se do të kthehej në Liban shpejt.

Autoritetet më të larta të Libanit, prej ditësh pretendonin se ai mbahej i burgosur në kryeqytetin saudit dhe për këtë fajësonin Arabinë Saudite. Kjo ishte intervista e parë e haririt që prej dorëheqjes që tronditi të gjithë rajonin.

“Unë jam dorëhequr. Do të kthehem së shpejti në Liban dhe do të jap dorëheqjen zyrtarisht, sipas mënyrën kushtetuese”, deklaroi Hariri, duke shtuar se veprimi i tij nuk ishte tradicional, por kishte dashur që t’i jepte një shkundje pozitive vendit të tij.

Në intervistë, Hariri tha se e dha dorëhqjen për të mbrotjur Libanin nga rreziku, megjithëse nuk specifikoi se kush, apo çfarë po e kërcënonte vendin.

Babai i tij, Kryeministri Rafik Hariri u vra nga një autobombë në Bejrut në vitin 2005, megjithëse ekspertët nuk bëjnë një lidhje mes dy ngjarjeve.

Hariri nguli këmbë se ishte i lirë në Arabinë Saudite dhe se mund të lëvizte pa as më të voglën pengesë. Më 4 nëntor, kur njoftoi dorëheqjen nga Riadi, Hariri akuzoi Iranin dhe grupin shiit Hezbollah se kanë marrë kontrollin e Libanit dhe destabilizojnë rajonin, akuza që nuk i përsëri në intervistën e së dielës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA