‘Ultimatum’ për Londrën, BE: Me ne, apo me SHBA

09/11/2017 22:49

Krye-negociatori i BE për Brexit, Michel Barnier sfidoi Theresa May-n që të adresojë pyetjen kryesore nëse Britania do të ndjekë modelin social dhe ekonomik amerikan apo do të qëndrojë brenda kornizave evropiane.

Barnier ngriti shqetësimin e tij për komentet e sekretarit amerikan të tregtisë gjatë vizitës në Londër, ndërsa flitet për një marrëveshje tregtare mes SHBA dhe Britanisë.

“Dëgjova sekretarin amerikan të tregtisë Willbur Ross që i kërkoi britanikëve të largohen nga Evropa që të afrohen më shumë me të tjerët.Kjo do të thotë më pak rregullore, me pak standarde ambientale, sanitare, ushqimore, financiare, fiskale dhe sociale. Britania po lë Evropën, pro a do të braktisë edhe modelin evropian?”, – deklaroi Barnier.

Sipas tij, përgjigja e Londrës ka rëndësi, sepse drejton diskutimet për partneritetin e ardhshëm dhe kushtet e ratifikimit të tij. Krye-negociatori i BE tha se unioni nuk do të lejojë Britaninë që të reduktojë standardin evropian, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që Londra të thotë sa do të paguajë nga 60 miliardë euro-t e faturës së divorcit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA