Në karrierën e Cristiano Ronaldos ekziston një moment, kur ishte më pranë se kurrë një marrëveshjeje me Juventusin.
Gjithçka dështoi dhe portugezi nuk arriti të firmosë me gjigantët e futbollit italian, ndërsa revista “France Football” zbulon arsyet e një tratative pa sukses në vitin 2003, kjo për faj të Luciano Moggit dhe Marcelo Salas.
Asokohe, një i ri premtues si Cristiano Ronaldo po tërhiqte menaxherët e të gjithë Europës me paraqitjet e tij te Sportingu i Lisbonës. Në një ndeshje të kampionatit portugez, Juventus kishte dërguar emisarë për Quarezmën, por ai që mori vëmendjen ishte Ronaldo.
“Në stadium ishte një zonjë që sa herë prekte topin Cristiano, ajo ulëriste dhe ishte mamaja e futbollistit me të cilën shkëmbeva kontaktet”, tha Gianni Di Marzio, vëzhgues i Juves.
Luciano Moggi, ndërkohë, kishte përgatitur një ofertë prej 2.5 milionë eurosh, si dhe sulmuesin Marcelo Salas, që te Juve luante pak asokohe. Por në fund, futbollisti latin vendosi të shkojë te River Plate dhe 10 milionët që kërkoi Sportingu u gjykuan shumë nga bardhezinjtë.
Pak muaj më vonë, Manchester United guxoi të vinte bast mbi talentin portugez, duke u shpërblyer me rritjen e fitimeve, trofe në muzeun e tij, si dhe ngritjen e dukshme të imazhit.
Top Channel