Brazil, 110 agjentë policie të vrarë që nga fillimi i vitit

25/10/2017 21:21
epa06220908 Military police participates in an operation in the favela of Rocinha in Rio de Janeiro, Brazil, 22 September 2017. About 1,000 members of the Army surrounded Rocinha, Rio de Janeiro's largest favela, after in shootings in at least six neighborhoods, led to the closure of schools and hospitals, and blockade of streets, including the main one via which leads to the festival Rock in Rio. EPA/Marcelo Sayao

Janë 110 agjentët e policisë ushtarake të vrarë në shtetin e Rios në Brazil që prej fillimit të vitit. Lajmin e bën të ditur shtypi lokal, që i referohet të dhënave statistikore të ofruara nga vetë forcat e rendit.

Viktima e fundit në rendin kronologjik është regjistruar natën e kaluar. Bëhet fjalë për Alan de Souza Costa Martins, i cili u qëllua me armë zjarri nga disa banditë.

Oficeri në fjalë tentoi të parandalonte një sulm të armatosur në Guadalupe, në zonën veriore të metropolit. Ai nuk ishte në shërbim dhe sapo kishte dalë nga një palestër në momentin e ngjarjes.

Aktet e dhunës janë shtuar ndjeshëm në Brazil vitin e fundit, kjo edhe për shkak të destabilitetit politik. Nga ana tjetër, korrupsioni ka depërtuar thellë në radhët e policisë.

Pak muaj më parë autoritetet lëshuan një valë urdhër-arrestesh për rreth 100 oficerë të policisë ushtarake dhe 70 trafikantë, të dyshuar si të përfshirë në një skemë korrupsioni në një lagje të varfër të Rios.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA