Tramezzani iku, po shqiptarët Lenjani e Kukeli?

23/10/2017 13:40

Rezultatet negative këtë sezon e kishin lëkundur seriozisht pankinën e Paolo Tramezzanit te Sioni, por vetëm këtë fundjavë, drejtuesit morën vendimin e vështirë për të shkarkuar trajnerin italian.

Ish-numri dy i pankinës së Shqipërisë, nën drejtimin e De Biasit, largohet nga stoli i skuadrës zvicerane pas ndalesës 2-2 ndaj Luganos në javën e 12.

Tramezzani shkoi me një plan të qartë te Sioni, për ta çuar sërish ekipin në pjesëmarrjen në Kupat e Europës, por kontrata e tij u ndërpre para fundit dhe aventura zgjati vetëm 16 ndeshje.

Te Sioni luajnë edhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli, të dy të afruar nga Tramezzani gjatë kësaj merkatoje verore. Fati i tyre mbetet për t’u parë në muajt në vijim.

Sioni mbetet në vendin e 7 në renditje, me vetëm 13 pikë të grumbulluara, në 12 javë të kampionatit helvet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA