Spanja ‘ndez’ Madridin, 2 milionë persona festojnë titullin botëror me La Roja
Rezultati përfundimtar i finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, i përzjeu të gjitha kartat në lidhje me fituesin e ardhshëm të Topit të Artë. Këtë vit nuk ka një favorit të qartë dhe në garë janë shumë emra.
Ishin të shumtë ata që shpresonin që finalissima të mbyllte këtë diskutim, por në fakt nuk është kështu; si Messi ashtu edhe Yamal zhgënjyen. Argjentinasi pësoi ‘knock out’ në momentin më të bukur, ndërsa 19 vjeçari i La Roja ngriti trofeun e Kupës së Botës, por pa rezultuar vërtet protagonist. Dhe tani në lojë kthehen emra të tjerë të rëndësishëm që kanë lënë shenjë në sezonin e fundit. Nga Kane te Kvaratskhelia, duke kaluar te Fabian Ruiz, Kylian Mbappé, Erling Haaland, Rodri e madje edhe te Cubarsí që është tashmë kolona e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.
E panjohura e vërtetë në këtë çështje lidhet me kriterin që do të zgjidhet për të dhënë trofeun më të lakmuar individuar; të gjithë kandidatët kanë fituar diçka në këtë sezon. Erling Haaland ka fituar Kupën e Ligës angleze po zhvilloi një botëror fantastik me Norvegjinë e sidomos ka realizuar 38 gola me Manchester City e Pep Guardiolës. Po kështu është e rëndësishme të nënvizohet edhe sesa mediatik është futbollisti. Erling Haaland në këtë pikë është tashmë një personazh, më shumë se Fabian Ruiz që ka folur në fushë duke fituar trofe me PSG(ka fituar kampionatin dhe Ligën e Kampioneve) dhe pikërisht titullin botëror me Spanjën.
Në këtë garë, terren ka fituar edhe Rodri i kthyer në nivelet e tij pas dëmtimit dhe që u shpall futbollisti më i mirë i Botërorit. Është e ndaluar të harrohet edhe Harry Kane, që pas një sezoni të shkëlqyer me Bayernin e Mynihut(61 gola të shënuar në total me bavarezët) ishte imazhi i Anglisë që u rendit në vendin e tretë në botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
E vetmja siguri është që në vitin e Botërorit, paraqitjer dhe golat e shënuar në turne mund të bëjnë diferencën dhe këtu Kylian Mbappe nuk i tradhtoi pritshmëritë. Sulmuesi i Realit të Madridit pati një sezon me dritëhije me Realin e Madridit, por në Botëror shkëlqeu duke e mbyllur me 10 gola duke fituar garën me Lionel Messin edhe përsa i përket shënuesve më të mirë në historinë e kampionateve botërore. Por Mbappe nuk u shfaq në gjysmëfinalen vendimtare me Spanjën dhe e mbylli sezonin pa asnjë trofe. Ai që ia doli ishte Kvaratskhelia, vendimtar në momente të caktuara me PSG e Luis Enrique, por i mungoi Kupës së Botës. Me fjalë të tjera kandidatët janë shumë dhe të gjithë kanë kartat e tyre për të luajtur në një garë që duket se do të jetë e rivalizuar deri në çastet e fundit.
Top Channel