VIDEO / Shakaja gjeniale e pilotit spanjoll, në mijra metra lartësi i jep lajmin ekuipazhit argjentinas se ishin shapllur kampion bote…
Spanja e Luis De La Fuente meritonte një pritje madhështore ashtu si përpara 16 vitesh kur fitoi titullin e parë botëror dhe vendi nuk e tradhtoi. Një ‘det i kuq’ pushtoi rrugët e Madridit për t’u mbledhur në sheshin e njohur Cibeles për të festuar me skuadrën kampione të botës
Festa e shfrenuar nisi pas kryerjes së akteve protokollare me skuadrën që u takua me Familjen Mbretërore dhe kryeministrin e vendit, Pedro Sanchez.
Në një autobus të hapur, futbollistët dhe stafi teknik me entuziazim në qiell nisën udhëtimin ne rrugët e Madridit duke përshkuar rreth 7 km me tifozët e panumërt që të veshur me fanelat e kombëtares i shoqëruan gjatë gjithë kohës deri në skenën e madhe ku dolën para publikut.
‘Rroftë nëna që më lindi! Rroftë nëna që ju lindi! Rroftë Mbreti, Rroftë Spanja!’-dëgjohej të thoshte mes entuziazmit të papërmbajtshëm Rodri i cili nuk ngurroi të thotë dy fjalë edhe për Ferran Torres: ‘Është shumë i rëndësishëm për grupin tonë, shumë i rëndësishëm për mua, Kushedi, një lojtar që shumë herë është trajtuar padrejtësisht dhe që sot është historia e futbollit spanjoll’.
Ndërsa trajneri De La Fuente deklaroi: ‘Faleminderit Spanjë, për mbështetjen dhe që jeni këtu, që po përjetoni kaq pranë suksesin tonë. Së bashku jemi më të fortë’
Ishte një festë që u drejtua nga ai që pritej, Marc Cucurella që i ra baterisë e madje edhe kërceu. Ishte një ndër futbollistët që pati ovacionet më të shumta ashtu sikurse Mikel Merino apo Pau Cubarsi.
Secili prej futbollistëve hynë në skenë sipas mënyrave të tyre nën ritmin e zhanreve të ndryshme të muzikës
Nuk mungoi në këtë festë të madhe të La Roja, këngëtarja spanjolle Aitana Ocana e cila intepretoi ‘Superestrella’(Superyll) një këngë që shoqëroi kombëtaren spanjolle gjatë gjithë botërorit. Dhe në fund festa u mbyll me skuadrën spanjolle që krijoi skenën e 24 orëve më parë; atë të momentit kur ngriti trofeun më të lakmuar; atë të Kupës së Botës.
Top Channel