Pakti bërthamor, Ajatollahu iranian: SHBA e gris, ne e bëjmë copë e çikë

18/10/2017 21:43

Irani i qëndron marrëveshjes bërthamore të arritur me fuqitë e mëdha në vitin 2015 dhe dënoi fort deklaratat dhe qëndrimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trump nuk ka certifikuar ecurinë e paktit dhe thotë se do t’i drejtohet Kongresit të rishikojë marrëveshjen me Teheranin.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe udhëheqësi suprem iranian, Ajatollahu Khamenei, i cili nuk kurseu gjuhën e ashpër ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk dua të humbas kohë duke u kthyer përgjigje përçartjeve dhe gënjeshtrave të mëdha të Presidentit amerikan”, dekloi Khamenei.

Khamenei mirëpriti mbështetjen e vendeve europiane për marrëveshjen, ndërsa deklaroi se nëse SHBA e gris atë, Irani do ta bëjë “copë e çikë”.

Top Channel