Alarmi i ndotjes, vendimi për zonën e ish-Metalurgjikut

18/10/2017 16:27

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit metalurgjik. Sips këshilltarëve një pjesë e mirë e kompanive industrial që veprojnë në atë zonë nuk venë në përdorim filtrat pluhur thithëse duke bërë që situata të jetë alarmante.

“Nuk ka pasur reagim nga institucionet përkatëse, kemi denoncime çdo ditë nga qytetarë.Bradasheshi është bërë i pabanueshëm përsa i përket ndotjes. Unë nuk di ta ndaj por një nga ferrokromet në këto momente që flasim është ndotësi më i madh në qytet. U bëj thirrje ju kryetar, anëtarëve të Këshillit Bashkiak të reagojmë sa nuk është vonë. Çdo ditë po dëgjojmë lajmet nga më të ndryshmet, të trishta përsa i përket shëndetit”, thotë Eugen Isaj, këshilltar i PD.
 
Shqetësimi i ngritur nga këshilltarët e djathtë gjeti mbështetjen e Kryetari të Bashkisë, z. Sejdini i cili kërkoi nga Këshilli shpalljen e emergjencës mjedisore.
 
“Ne kemi bërë një javë monitorim me mjetet tona, dhe duke qënë se e ngritët këtë problem do të ftoja këshillin bashkiak t’i drejtohemi ministrisë së Mjedisit jo me një letër, po ngritjen e një problemi dhe shpalljes së asaj zone si zonë emergjence civile për ndotjen e mjedisit”, tha Sejdini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA