Të mbijetuarit nga zjarri: Ishte e tmerrshme, si fundi i botës

17/10/2017 10:16

Të paktën 36 persona humben jetën pasi qindra vatra zjarri u përhapën në zonat qendrore dhe veriore të Portugalisë ditët e fundit.

Ato i krijuan si pasoje e thatësirës e temperaturave të larta dhe u përhapën nga erërat e forta të Atlantikut që solli uragani Ofelia. Flakët përtej kufirit, në Spanjë,  i kushtuan jetën të paktën 3 personave.

Situata e rënduar shtyu autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës në zonat që gjenden në veri të lumit Tagua, një sipërfaqe kjo sa gjysma e territorit të saj.

Të mbijetuarit në zonat më të prekura i kanë përshkruar ato si skena të ngjashme me “fundin e botës”.

“Gjithçka ndodhi brenda 45 minutave dhe zjarri erdhi pranë fshatit dhe u përhap me shpejtësi. Ishte e pabesueshme. Nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë. Ishte si fundi i botës”, u shpreh portugezi Jose Morais.

Zjarri i fuqishëm dhe tymi i madh i ngritur në qiell krijuan një situatë të frikshme në Vieira de Leiria në Portugali.

FOTO GALERI
9/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA