Denoncimi i Fiks Fare/ Zhvatësit e nëntokës largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe s’paguajnë punëtorët Përpjekjet për kalim të paligjshëm kufiri janë shtuar. Sipas Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Durrës, në rritje është numri i të miturve që synojnë të kalojnë ilegalisht në vendet e BE-së.
“Në rastet më të shumta kanë qenë të mitur që tentojnë në mënyrë ilegale të kalojnë pikat e kalimit kufitar. Tashmë dihet që kontrollit të të miturve i kushtohet një rëndësi e vecantë. Po ushtrojmë një kontroll rigoroz e të shtuar për problematikat e ngritura nga vendet e Schengenit”, ka deklaruar Lindita Nushi, drejtoreshë e DRKM Durrës.
“Nga viti 2014, shtetet anëtare të BE-së janë përballur me një rritje të numrit të kërkesave për azil nga shqiptarët, që mendohet se janë emigrantë ekonomikë e jo individë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Autoritetet holandeze dhe belge po marrin në konsideratë masa specifike për të dekurajuar fluksin e emigrantëve të rinj nga Shqipëria”.
Të prekura nga numri i lartë i azilkërkuesve të parregullt nga Shqipëria, Holanda dhe Belgjika kanë nisur përmes Organizatës Botërore të Migracionit një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi qytetar, “Zgjidhni mundësitë dhe jo migracionin e parregullt”, për të frenuar fluksin.
Top Channel