Zona Schengen, zgjaten kontrollet e përkohshme

13/10/2017 00:00

Ministrat e brendshëm të Gjermanisë, Francës dhe Austrisë thanë se zona e lëvizjes së lirë e Bashkimit Evropian ka ende nevojë për kontrollet e përkohshme kufitare që vendosura nga disa vende gjatë viteve të fundit.

Disa vende të zonës Schengen rikthyen kontrollet kufitare në 2015-n, si pasojë e fluksit të madh të emigrantëve dhe një serie sulmesh terroriste.

Masat e marra nga Gjermania, Suedia, Danimarka, Austria dhe Norvegjia skadojnë në nëntor dhe Berlini bëri me dije se do t’i zgjasë edhe për gjashtë muaj si pasojë e kërcënimin ndaj publikut dhe sigurisë së brendshme.

“Nga 11 nëntori, do të vazhdojmë kontrollet kufitare edhe për 6 muaj. Jemi të angazhuar për lirinë e lëvizjes, por arsyeja e kontrolleve është situata e sigurisë në Evropë në kuadër të terrorizmit ndërkombëtar dhe mbrojtjes së papërshtatshme të kufijve tanë të jashtëm”, shpreh Thomas de Maiziere, ministër i Brendshëm i Gjermanisë.

“Çështjet rreth terrorizmit janë shumë të rëndësishme për ne. prandaj do ti them këshillit se Franca do të zgjasë kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj”, u shpreh ministri i Brendshëm i Francës.

Në të njëjtin kuadër ministri i brendshëm i Austrisë Wolfgang Sobotka, i cili tha se duhet marrë vesh se kush futet në Evropë, duke sjellë si shembull një arrestimin e një personi që kishte hyrë në vend në gusht dhe u kap duke rekrutuar xhihadistë.

Top Channel