“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale
Edhe pse Sekretari amerikan i Shtetit i mohoi zërat për mosmarrëveshje të forta me kreun e Shtëpisë së Bardhë, sinjalet që mbërrijnë nga Uashingtoni tregojnë të kundërtën.
Presidenti Donald Trump e sfidon Tillerson me një test inteligjence, duke dëshmuar edhe njëherë tensionet mes të dyve. I pyetur nga revista “Forbes” lidhur me pretendimet se, Sekretari i tij i Shtetit e ka quajtur një “budalla”, presidenti amerikan u shpreh:
“Mendoj se është një lajm i rremë, por nëse e ka thënë këtë, atëherë duhet të krahasojmë testet e inteligjencës. Megjithëse mund t’iua them me siguri se kush do të fitojë”.
Mediet amerikane spekulojnë për një krisje të raporteve mes komandantit të Forcave të Armatosura dhe kryediplomatit të tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me një sërë dilemash për çështje të ndjeshme të politikës së jashtme, nga Koreja e Veriut tek Irani.
Javën e kaluar, Tillerson doli në një konferencë për shtyp për të mohuar raportimet se po konsideronte dorëheqjen. Megjithatë, ish shefi i “ExxonMobil” nuk i mohoi pretendimet e “NBC News” se e kishte quajtur bosin e tij budalla, gjatë një takimi në Pentagon në muajin korrik.
Top Channel
“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale