“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale
Një gjykatë në Japoni urdhëroi qeverinë dhe operatorin e centralit bërthamor të Fukushimës, që t’i paguajnë 4.4 milionë dollarë dëmshpërblim banorëve të zonës, që u prekën nga incidenti bërthamor i marsit të vitit 2011.
Vendimi i Gjykatës së Fukushimës pason një vendim më të hershëm, që gjithashtu fajësoi qeverinë për katastrofën, në të cilën u çliruan sasi të mëdha rrezatimi radioaktiv, duke detyruar me dhjetra mijëra njerëz që të braktisnin shtëpitë e tyre.
Padia kolektive, e cila përfshin 3.800 paditës, është më e madhja nga 30 çështje të tilla të ankimuara nga 12 mijë banorët e Fukushimës, që thonë se jetët e tyre u shkatërruan nga shkrirja e trefishtë bërthamore dhe pasojat e saj.
Në mars, një gjykatë vendosi për herë të parë se, neglizhenca e shtetit kontribuoi për ngjarjet në centralin e Fukushimës, incidenti më i madh bërthamor në botë, që prej Çernobilit 25 vite më parë.
Kompania “Tepko”, që menaxhon centralin, është urdhëruar nga 3 gjykata që të paguajë dëmshpërblim, e tashmë radhës së fajtorëve i shtohet edhe qeveria japoneze.
Sipas gjykatës në Fukushima, qeveria nuk urdhëroi “Tepkon” që të përmirësonte masat e sigurisë, pavarësisht këmbënguljes së ekspertëve. Thuajse 7 vite pas katastrofës, rreth 50 mijë të evakuuar ende jetojnë larg banesave të tyre, e shumë prej tyre thonë se nuk do të jenë në gjendje që të kthehen kurrë atje.
Top Channel
“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale