Erdogan dremit gjatë konferencës me Poroshenkon

10/10/2017 00:00

Nuk ka dyshim që politika është e lodhshme, e këtë e tregoi mjaft mirë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilin duket se e zuri gjumi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko.

Erdogan mbërriti në Kiev për një vizitë zyrtare dhe për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve, por duket se negociatat mund të kenë qenë mjaft të lodhshme, pasi udhëheqësi turk shfaqet disa herë duke mbyllur sytë dhe duke gogësirë.

Plani për bashkëpunimin, sigurisht që u firmos, dhe Erdogan shfaqet qartësisht i gatshëm për një gjumë të mirë pas punës së lodhshme që bëri. Në mediet sociale, videoja bëri mjaft bujë, e pati edhe nga ata që thanë se Erdogan mund të jetë mërzitur nga fjala e gjatë e homologut të tij, e që mbase nuk i është dukur shumë interesante.

Fundja fare, edhe pak gjumë duket i justifikuar, pasi presidenti turk e dinte se ç’do të thoshte homologu i tij ukrainas.

Top Channel