Senatori Corker: Trump po e çon Amerikën drejt L.III.B.

09/10/2017 00:00

Raporti i vështirë i Donald Trump më elitën republikane arriti një nivel të çuditshëm së fundmi, kur senatori Bob Corker e përshkroi Shtëpinë e Bardhë si një kopsht për të rriturit, ndërsa paralajmëroi presidentin se po rrezikon që të vendosë Shtetet e Bashkuara në rrugën e Luftës së Tretë Botërore.

Shkëmbimi i ashpër i kritikave mes Trump dhe kryetarit të Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë nisi kur presidenti akuzoi senatorin republikan, i cili po e lë detyrën, se nuk ka guxim të rikandidojë.

Si reagim, Corker u përgjigj në “Twitter”:

“Sa keq që Shtëpia e Bardhë është bërë një kopsht për të rriturit. Dikush nuk ka qenë në punë këtë mëngjes”, shkroi Corker.

Corker ishte dikur mbështetës i fortë i Trumpit, por tashmë është një nga kritikët e tij më të mëdhenj. Në një intervistë për “New York Times”, Corker tha se është i alarmuar për shkak të një presidenti që sillet sikur është ende në shfaqjen e tij televizive.

Corker tha se, gjatë 15 muajve të fundit në detyrë do të ofrojë shërbimin më të rëndësishëm për vendin në karrierën e tij, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për kundërshtimin e presidentit.

Top Channel