Tragjedi në Nigeri/ Po vidhnin naftë nga një tubacion, 37 persona vdesin nga gazi toksik, shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur Plot 50 vite pas vdekjes së tij, Kuba përkujton revolucionarin argjentinas, Ernesto Che Guevara, i vrarë në xhunglën e Bolivisë, pasi ndihmoi me sukses Fidel Castron të rrëzonte regjimin ushtarak.
Atdheu i tij birësues ka çelur një ekspozitë të madhe për të nderuar njeriun që vështron turistët nga muret e Havanës, imazhi i të cilit përdoret për të shitur gjithçka, nga veshjet, te mbajtëset e çelësave.
Mijëra kubanë kanë vizituar këto ditë mauzoleumin e tij në Santa Clara, rreth 300 km larg kryeqytetit. Që prej hapjes në vitin 1998, muzeu ku gjendet edhe varri i tij ka joshur rreth 5 milionë turistë nga e gjithë bota. Statusi i heroit në këtë vend është i padiskutueshëm.
“Che është një shembull për brezat e rinj. Ai ishte një njeri, i cili mund të hiqte dorë nga çdo gjë për të realizuar idetë e tij, madje mund të jepte edhe jetën nëse do të ishte e nevojshme”, tha Faustino Moriano, historian.
Ernesto Che Guevara vinte nga një familje e shtresës së mesme, por mendjehapur dhe e kulturuar, e u shndërrua në një simbol të rezistencës. Misteri që rrethon vdekjen është një tjetër detaj i rëndësishëm, që iu shtua legjendës së tij, nga e cila industria e suvenirëve, e zhvilluar rreth revolucionarit dhe kujtimit të tij, ka përfituar shumë.
Top Channel