Protesta në Spanjë kundër pavarësisë së Katalonjës

07/10/2017 00:00

Mijëra vetë pritet të dalin në rrugët e Madridit dhe qyteteve të tjera spanjolle kundër pavarësisë së Kataloanjës pas referendumit të shumëkundërshtuar të së dielës.

Në kundërpërgjigje të kësaj vale demonstratash, përkrahësit e shkëputjes kanë bërë thirrje për grumbullime të ngjashme në kryeqendrën e rajonit të pasur, Barcelonë. Dhjetëra studente katalanas muzike u përpoqën që me pak xhaz, të ia zhvishnin situatës së krijuar tonet e zymtësisë.

Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont u takua me një grup ndërmjetësish të përbërë nga anëtarë të shoqatës Barcelona Bar Association, liderë të biznesit e përfaqësues sindikatash dhe universitetesh.

Komisioni i krijuar të mërkurën synon të nxisë dialogun mes qeverisë qendrore e asaj rajonale me shpresën të gjendet një zgjidhje për krizën e pavarësisë. Nuk është e qartë nëse ai e ka caktuar tashmë një datë për t’u takuar me përfaqësues të Madridit zyrtar.

Ky i fundit kërkoi ndjesë të premten për të parën herë për dhunën e përdorur nga policia gjatë referendumit të së dielës, kur u përpoq ta pengonte procesin e konsideruar ilegjitim.

Ndërhyrjet e egra të saj ngritën temperaturën e një konfrontimi që mbërriti në nivelin e krizës më të rëndë politike me të cilën përballet Spanja prej dekadash të tera.

E ndërsa nga Madridi mbërrinte apologjia e munguar, shefi i policisë rajonale katalonjase u akuzua  se e ka mbështetur rezistencën e bashkatdhetarëve e nëse dënohet për mbështetje të një rebelimi kundër shtetit, Josep Lluis Trapero rrezikon një dënim që shkon deri në 15 vjet burg.

Top Channel