Katalonja sfidon mbretin: Pavarësia shpallet brenda javës

05/10/2017 00:00

Lideri i Katalonjës, Karlos Puigdemont, ka kritikuar mbretin e Spanjës Felipe VI, pasi sipas tij, ai injoroi me miliona katalanas.

Në një fjalim në televizion, ai akuzoi mbretin se kishte përqafuar pozicionin e qeverisë spanjolle.

Ky moment, kërkon ndërmjetësim tha ai pasi më herët kishte sinjalizuar se Katalonja mund të shpallte pavarësinë javën e ardhshme.

“Deklarata që bëri Mbreti i bënte eko-politikës së qeverisë së Mariano Rajoy, dhe kjo ishte katastrofike për popullin e katalonjës. Ai qëllimisht ka injoruar me mijëra katalanas që nuk janë dakord me të”, u shpreh Carles Puigdemont, President i Katalonjës.

Mbreti Felipe i VI mbajti vetë një fjalim në televizion mbrëmjen e të martës, duke e quajtur referendumin e të dielës si të paligjshëm dhe jo demokratik. 24 orë më vonë, Carles Puigdemont, pretendoi se mbreti kishte hedhur poshtë rolin e moderatorit që i jep atij kushtetuta spanjolle.

“Me vendimin tuaj të djeshëm, ju humbët mbështetjen e shumë njerëzve në katalonjë që ju vlerësojnë dhe që ju kanë ndihmuar në momentet e vështira të monarkisë. Njerëzit prisnin një tjetër tonë, një ftesë për dialog dhe marrëveshje”, shtoi President i Katalonjës.

Puigdemont pritet të shpallë zyrtarisht pavarësinë të hënën pasi 90 për qind e votuesve në referendumin e të dielës mbështetën ndarjen nga Madridi. Një rezultat ky që pason përplasjet mes qytetarëve dhe policisë spanjolle.

Top Channel