“Air Francë”, digjet motori mbi Atlantik. Ulje e detyrueshme, pa të plagosur

01/10/2017 00:00

Një avion i “Air France”, i nisur nga Parisi e me destinacion Los Angelesin, është detyruar të bëjë një devijim të papritur të kursit, pasi humbi pjesë të njërit prej motorëve mbi Atlantik.

Njëri prej 4 motorëve të avionit “Airbus A380”, në fluturimin “AF66”, doli jashtë funksioni në Greenland gjatë së shtunës. Askush nuk mbeti i dëmtuar gjatë incidentit, por pasagjerët qëndruan për orë të tëra në bord edhe pas zbritjes më 15:42 me orën lokale.

Avioni kishte 496 pasagjerë dhe 24 pjesëtarë ekuipazhi gjatë kohës së incidentit, deklaroi një zëdhënësi “Air France” për agjencinë e lajmeve “AFP”.

David Rehmar, një ish-mekanik avionësh që për koinçidencë rezultonte pasagjer i këtij fluturimi, i tha BBC-së se nga ajo që kishte vënë re ai, incidenti kishte ardhur si pasojë e prishjes së ventilatorit. Ai tha gjithashtu se pati një lëvizje të çuditshme, që u shoqërua nga një zhumë e fuqishme, saqë shkaktoi edhe panik mes pasagjerëve.

Top Channel