Kaos mes pasagjerëve, bie sistemi i “check-in”-it

28/09/2017 00:00

Shtypi britanik thotë se pasagjerë të linjave ajrore në mbarë botën janë duke përjetuar probleme nëpër aeroporte, pas një rënieje (“crash”) të sistemit kompjuterik të “check-in”-it.

Ngërçe raportohen në disa aeroporte, përfshirë ato “Heathrow” dhe “Gatwick” të Londrës, “Charles de Gaulle” në Paris, e situata të ngjashme raportohen në Zurich, Melbourne, Singapor e në aeroportin “Ronald Reagan” të Ëashington DC.

Udhëtarët janë përballur me radhë të gjata pritjeje që në mëngjes. Sistemi i “check-in”-it drejtohet nga “Amadeus Altea” dhe përdoret nga 125 linja ajrore.

Kompania përgjegjëse për programin kompjuterik tha se është një “problem i rrjetit”, ai që ka shkaktuar pështjellimin, por shërbimet sipas saj po rikthehen gradualisht.

Top Channel