Pas të shtënave në universitetin Brown, Trump pezullon lotarinë amerikane
Mbështetës të pakënaqur të presidentit Donald Trump kanë nisur një fushatë nëpër mediet sociale, duke postuar video të vet atyre duke djegur kapelet e fushatës së kreut të Shtëpisë së Bardhë, ku shkruhej “Make America Great Again”.
Fushata e të pakënaqurve vjen pas lajmit se presidenti po punonte së bashku me demokratët drejt arritjes së një marrëveshjeje për të mbrojtur të rinjtë emigrantë pa dokumente në Shtetet e Bashkuara.
Shumica e elementëve të linjës së ashpër që mbështesnin atë, e kanë kritikuar Trumpin për këtë lëvizje të fundit. Përgjatë fushatës zgjedhore, ai kishte premtuar se “do t’i jepte fund menjëherë urdhrit ekzekutiv të paligjshëm”, i njohur si “DACA”.
“Shtyrja e Veprimit ndaj Emigrantëve Fëmijë”, siç njihet programi “DACA” ishte vendosur për të mbrojtur të ashtuquajturit “ëndërrimtarë”, – apo emigrantët që ishin futur në mënyrë ilegale në SHBA si fëmijë, të pashoqëruar nga prindërit e tyre, – nga deportimi.
Rreth 800 mijë emigrantë të rinj pa dokumente besohet të kenë hyrë në SHBA, por ata janë lënë në mëshirë të fatit, pasi presidenti Trump shpalli fillimisht anulimin e skemës, e më pas u duk se u tërhoq nga vendimi i tij, duke nisur negociatat me rivalët.
Fushata e Trumpit u udhëhoq nga një qëndrim i ashpër ndaj emigracionit. Ajo përfshin gjithashtu premtimin për të ndërtuar një mur në kufirin e SHBA-ve me Meksikën, që do të paguhej nga qeveria meksikane.
“Breitbart”, media informative e ekstremit të djathtë e udhëhequr nga ish-kryestrategu Steven Bannon, akuzoi presidentin për një “status të plotë” sa i përket amnistisë ndaj afro 800 mijë “alienëve ilegalë”.
Faqja në fjalë e internetit e përshkroi atë si “Don amnistia”, e menjëherë u krijua një hashtag nga disa prej mbështetësve që postuan videot e tyre duke djegur kapelet “Maga”, e duke kritikuar negociatat. Pati edhe nga ata përdorues të rrjeteve sociale që thonë se votuesit e Trumpit duhej ta kritikonin në njëfarë mënyre atë.
Top Channel