Octopus Bun, modeli i momentit

28/08/2017 00:00

Trendi që po çmend rrjetet sociale quhet Octopus bun, dhe nëse e keni kuptuar bëhet fjalë për një model flokësh që të kujton formën e një oktapodi.

Është një version i ri i mbledhjes klasike të flokëve, me flokë më të lirë dhe me efektin e çrregullt. Kushti i nevojshëm për këtë model flokësh është të kesh flokë mjaftueshëm të gjatë për të bërë një mbledhje voluminoze. Flokët e Octopus bun të kujtojnë vërtetë tentakulat e një oktapodi. Doni ta provoni? Shihni galerinë e modelve më të bukura në Instagram.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel