Skulpturat e reja në Korçë

23/07/2017 00:00

Pesë skulptura dhe pavilione të reja janë shtuar në Parkun “Rinia” në Korçë, në kuadër të edicionit të 8 të Simpoziumit të Arkitekturës dhe Skulpturës, edicion ky i përqendruar tek arti aziatik.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë është zgjedhur që përveç skulpturave të krijohen edhe pavilionet, elementë me bazë drurin të ndërtuara nga arkitektë duke sjellë kështu një ndërthurje unike arti.

Vetë kreu i bashkisë ka vlerësuar këto punime, të cilat i shtohen Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Për artistët ky simpozium është një mundësi e mirë e bashkëpunimit të artit dhe vlerave të tij të cilat duhen ruajtur.

I pranishëm në këtë aktivitet edhe Niko Peleshi ka vlerësuar punën e bërë për t’i sjellë Korçës një hapësirë kushtuar artit.

Simpoziumi i skulpturës u krijua në vitin 2008. Dhjetra skulptorë nga gjithë bota kanë marë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar “Skulptura e Parkut”, të cilët i kanë dhuruar qytetit vepra unike të artit bashkëkohor në gur.

Top Channel