Qeni bllokohet në pemë, zjarrfikësit e shpëtojnë

03/06/2017 00:00

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shpëtuan një qen që kishte ngecur në të çarën e një peme në Kentucky.

Pronarët e qenit kishin lajmëruar policinë, por pavarësisht mbërritjes së dy policëve, ata nuk mundën të bënin asgjë.

Më pas, ata lajmëruan zjarrfikësit, të cilët hapën një vrimë në pemë dhe mundën të shpëtonin qenin, të cilin ja kthyen të pa lënduar pronarëve të tij.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel