Ura shembet papritur, zë poshtë dy persona

09/03/2017 00:00

Dy persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së papritur të një ure në veri-lindje të Italisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën AA-14, pranë qytetit të Ankona. Besohet se viktimat e aksidentit janë një çift të martuarish, automjeti me të cilin po udhëtonin u zu poshtë nga masivi prej betoni i shkëputur nga struktura.

Nga incidenti janë raportuar edhe disa punonjës të mirëmbajtjes së rrugëve të plagosur. Një dëshmitar, që arriti të frenojë në kohë e përshkroi incidentin si një horror të vërtetë.

“Ishim duke udhëtuar. Pashë që ura po shkëputej dhe vendosa menjëherë këmbën tek frenat. Menjëherë ura ra dhe zuri poshtë një makinë. Një grua që ishte para meje u terrorizua”, thotë ai.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel