LIVE/ Brenda Kuvendit seancë plenare, ndërsa jashtë protestë! Nisin shoqërimet e para të tubuesve
08/09/2026 17:29
Kjo e martë shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar, i cili po shoqërohet me protesta jashtë Kuvendit.
Jashtë Kuvendit, aty ku po mbahet protesta, kanë nisur tensionet dhe shoqërimet e para nga policia, e cila ka blinduar zonën.
Po ashtu ata kanë goditur me vezë efektivët e policisë, ndërsa të shoqëruar në komisariat janë protestuesit që shkelën perimetrin e sigurisë.
Nisjes së sesionit të ri parlamentar sot, i kanë paraprirë debate të forta në Konferencën e Kryetarëve për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Top Channel