Problemet e AMF, borxhet e akumuluara në Byronë e Sigurimeve

06/03/2017 00:00

AMF është mbikqyrësi i të gjithë tregut financiar jo bankar në vend, duke filluar që nga tregu i sigurimeve, ai i letrave me vlerë, pensionet private dhe fondet e investimeve.

Përveç Kuvendit, puna e këtij institucioni është monitoruar edhe nga Banka Botërore dhe fondi monetar ndërkombëtar, ndërkohë që edhe KLSH ka zhvilluar një raport perfomance për 2015.

Instucionet financiare ndërkombëtare kanë këmbëngulur që në pjesën e sigurimeve të detytueshme motorike të ngrihet sistemi bonus malus, që në fakt është edhe një detyrim ligjor dhe që nuk është zbatuar ende.

Ky sistemim do të mundësonte vendosjen e policave të sigurimit sipas një historiku të klientit, ku ata që nuk kanë bërë aksidente favorizohem me çmime më të ulta dhe e kundërta ndodh me shkaktarët e aksidenteve.

Tjetër pikë problematike ka qënë borxhet e akumuluara në byrone shqiptare të sigurimeve. Janë rreth 1,3 miliard lekë dëme të papaguara ndër vitet. Fondi i Byrosë plotësohet nga kompanitë në bazë të një kuote që vendoset nga AMF, ai mbulon dëmet që shaktohen nga mjetet e pasiguruara.

Këto çështje janë ngritur edhe në rezolutën e Kuvendit:

Të evidentohen problematikat në lidhje me Byronë Shqiptare të Sigurimit dhe në përgjithësi për Fondin e Kompensimit dhe Autoriteti të shqyrtoje dhe të përdorë hapësirat ligjore për zgjidhjen e tyre në funksion të respektimit të të drejtave dhe trajtimit të barabartë të investitorëve;

Të vazhdojë të monitorojë plotësimin e detyrimeve të shoqërive të sigurimit ndaj Byrosë, për financimin e Fondit të Kompensimit dhe ndjekjen e zbatimit të vendimeve për kryerjen e pagesave të dëmeve, objekt i këtij Fondi, në kohën e duhur, duke hartuar një plan shlyerjeje në zbatim të rekomandimeve të FSAP-it.

Kurse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që AMF të miratojë rregullloret e ndryshme për mbikqyrjen e tregjeve.

Top Channel