Çështja e ditës, a po i vjen fundi epokës Guardiola tek Manchester City?!
Milani do të sjellë një futbollist të ri gjatë merkatos së janarit, por nuk bëhet fjalë për një lojtar që do të ndikojë në lojën e kuqezinjve.
Është Marco Storari, portieri i Kaljarit ai që do të rikthehet të veshë fanelën kuqezi në moshën 40-vjeçare.
Adriano Galliani ka arritur që të mbyllë shkëmbimin e portierit Gabriel me veteranin italian. Braziliani i ri kërkonte të aktivizohej më shumë, por me portën e zënë nga Donnarumma, e kishte të pamundur. Për këtë arsye erdhi edhe ideja e këtij shkëmbimi pa asnjë kosto për klubet.
“Nuk prisja që të kthehesha te Milani. Ishte një tratativë që lindi rastësisht”, deklaroi Storari pas mbërritjes në Milano.
Galliani, administratori i deleguar i Milanit deri në momentin që do të mbyllet shitja e kuqezinjve te kinezët, e ka bërë të qartë se në merkato nuk do të shpenzohet dhe për këtë arsye, mënyra e vetme për të sjellë futbollistë do të jetë huazimi ose shkëmbimet.
Top Channel