Real, James dhe Isco mendojnë largimin

30/12/2016 00:00

Te Reali i Madridit nuk janë të gjithë në një klimë optimiste për vitin 2017, pavarësisht vendit të parë në kampionat dhe progresit domethënës në Champions League.

Alvaro Morata mund të jetë penduar që pranoi rikthimin në kryeqytetin spanjoll, por ka dhe nga ata që duket se me zor presin t’i largohen fanelës së bardhë, kjo për shkak të hapësirave të pakta në dispozicion.

Mesfushori i kombëtares iberike, Isco, si dhe futbollisti kolumbian James Rodriguez po kërkojnë alternativa të tjera për të vazhduar karrierën, pasi pavarësisht klasit në fushë nuk po e bindin dot trajnerin Zidane t’i japë më shumë minuta.

Lëvizja e tyre mund të materializohet që në ditët e para të janarit, pasi jo pak ekipe pretendojnë shërbimet e tyre.

Top Channel