Në këtë vend nuk ka nevojë për rimel

22/12/2016 00:00

Një i ftohtë i frikshëm ka përfshirë Siberinë perëndimore, ku temperaturat kanë shkuar në -62 gradë Celcius duke ngrirë dhe qerpikët e njerëzve.

Stuhia dimërore është kaq e fortë sa kuajt dhe drerët janë mbajtur brenda blloqeve të apartamenteve për të mos ngrirë.

Dhe për femrat e zonës nuk ka nevojë për rimel për ti dhënë volum qerpikëve, duke shfrytëzuar kozmetikën e natyrës, ku qerpikët kthehen të bardhë.

 Temperatura e ulët rekord është shënuar në Bolshoe Olkhovskoe, në rajonin e Khanty Mansi, -62 gradë Celcius. Në një report thuhet: “Kjo nuk është një javë ku ka të dhëna për ngrohjen globale në Siberinë Perëindmore me termometër që shënon -40C dhe -62C.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel